19:44 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pesë të lënduar në një aksident

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar se ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor te fshati Stanovc, ku janë të përfshira dy vetura civile.

Siç njofton zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.