16:11 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Pesë të vdekur dhe 35 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Pesë pacientë kanë ndërruar jetë dhe 35 raste të reja me koronavirus u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore. 

Katër të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga. Ndërsa, të infektuar 22 janë nga Shkupi, 6 nga Tetova, 4 nga Kumanova dhe nga 1 prej Gostivari, Struga dhe Shtipi. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sot u shëruan 19 pacientë.