10:17 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Pesë të vdekur pas të shtënave në Karolinën e Jugut nga ish-lojtari i NFL-së

Të paktën pesë persona kanë vdekur, duke përfshirë dy fëmijë, në atë që policia në York County, Karolina e Jugut, e quajti një “rast i të shtënave masive” të kryer nga një ish-lojtar i Ligës Kombëtare të Futbollit.

Katër nga viktimat e të shtënave të së mërkurës erdhën nga ajo që autoritetet përshkruan si një familje “shumë të shquar dhe shumë të njohur” në komunitetin Rock Hill: Robert Lesslie, një mjek 70-vjeçar; gruaja e tij, Barbara Lesslie, 69 vjeç, dhe dy nipërit, Adah, 9 vjeç dhe Noa, 5.

Viktima e pestë, James Leëis, 38 vjeç, nga Gastonia, Karolina e Veriut po punonte në shtëpi në kohën e të shtënave.

Zyra e Sherifit të Qarkut York konfirmoi në një njoftim për shtyp për The Ëashington Post të Enjten se personi i armatosur ishte Phillip Adams, një ish-lojtar i NFL që vrau veten të enjten herët pas një kërkimi disa orë nga policia.

Hetuesja i Qarkut të York, Sabrina Gast tha se Adams, 32 vjeç, vdiq nga një “plagë e shkaktuar me armë zjarri”.

Adams është nga Rock Hill. Adams u gjet i vdekur brenda shtëpisë së babait të tij pas një mosmarrëveshje me policinë.

Babai i Adams, Alonzo, tha se djali i tij kishte qenë “një fëmijë i mirë dhe se futbolli e çoroditi atë. ”