10:38 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pesë vetura përfshihen në aksident, bllokohet Veterniku

Pesë vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur pak minuta më parë në Veternik.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në teposhtëzen e Veternikut ku janë duke u zhvilluar punimet në rrugën anësore.

Moti me shi ka ndikuar që aksidenti të jetë zingjiror, shkruan Indeksonline.

Në bazë të informacioneve të parë, nuk bëhet fjalë për një aksident të rëndë, por vetëm me dëme materiale.

Rruga e Veternikut ishte parashikuar që të përfundonte për 40 ditë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur./Indeksonline/