07:19 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019

Pesë vjet nga formimi i Qeverisë “Mustafa”, pas koalicionit PDK-LDK

Sot bëhen 5 vjet kur Parlamenti i Kosovës votoi Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa, lider i Lidhje Demokratike të Kosovës.

Në nisje të seancës së atëhershme, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, drejtuar nga ai.

Pas kalimit në votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe dy abstenime u miratua Qeveria e re e Kosovës, teksa në pasdite u votua për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Indeksonline.

Ky votim i Qeverisë u bë një ditë pas zyrtarizmit të koalicionit të arritur në mes PDK-së dhe LDK-së, me tetë dhjetor 2014, në mes të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje e arritur asokohe mundësoi që Thaçi të bëhet president, kurse më vonë Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të ngritur nga Nisma për Kosovën, mocion i përkrahur nga partitë opozitare, por edhe nga vetë PDK-ja./Indeksonline/