11:04 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Pesha e plakut për stabilizimin e Benz-it

Reshjet e borës dhe kushtet e rënda atmosferike në vend kanë vështirësuar qarkullimin e makinave këto ditë.

Qarkullimi është edhe më i vështirë për disa modele më të vjetra të makinave, e sidomos nëse ato janë Mercedes-Benz, markë kjo që nuk shquhet për aftësitë në borë.

Një rast mjaft interesant është parë në njëren nga autostradat e vendit, ku sic duket një plak me plis të bardhë “sakrifikohet” për disa momente që makina të ketë peshë në pjesën e pasme të gomave (me të cilat tërheq makina) që ajo mos të ngec në rrugë. /IndeksOnline/