13:12 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Peshkaqenët e bardhë mund të mbajnë çelësinë për shërimin nga kanceri

Gjenomi i peshkaqenit të bardhë më në fund është dekoduar dhe mund të mbajë çelësinë për të zbuluar një shërim për kancerin.

Gjenomi është shumë më i madh se ai i nje njeriu dhe përmban një bollëk mutacionesh që mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet e tjera të lidhura me moshën.

Ai përmban rreth 4.63 miliardë “çifte bazë”, njësitë kimike të ADN-së, duke e bërë atë deri një herë e gjysmë më të madhe se tek njerëzit.

Kodi gjenetik i kafshës gjithashtu u jep atyre mundësi shërimi të plagëve ëq u lejon atyre të rimbëkëmben nga sëmundje të rënda.

Dr Mahmood Shivji, drejtor i Fondacionit Save The Seas Foundation, në Universitetin Nova Southeastern në Florida, SHBA, tha: ‘Paqëndrueshmëria e gjeneve është një çështje shumë e rëndësishme në shumë sëmundje të rënda njerëzore.

Tani ne gjejmë se natyra ka zhvilluar strategji të mençura për të ruajtur stabilitetin e gjenomeve në këto peshkaqenë dhe me jetë të gjatë’.