12:04 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Peshkopi i kërkon falje Ariana Grandes që i preku gjoksin në funeralin e Aretha Franklin

Peshkopi që udhëhoqi funeralin e Aretha Franklin i ka kërkuar falje këngëtares Ariana Grande që i preku pjesën anësore të gjirit përderisa ishte në skenë. Ai po ashtu i kërkoj falje asaj për shakan që bëri me emrin e saj.

Peshkopi Charles H Ellis III në një video shihet pasi që përfundon performancën Grande i vë dorën pas shpinës dhe i prek pjesën anësore të gjirit, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj shumë njerëz nuk e pëlqyen veprimin e peshkopit dhe filluan të shkruanin statusë kritikuese në ‘Twitter’ me ‘hashtegun’ #RespectAriana. Këtë llojë ‘hashtegu’ e postuan mbi 90.000 persona ku e bënë trend në ‘Twitter’.

“Nuk është qëllimi im që të prek gjirin e ndonjë femre” tha peshkopi Charles.

“Ndoshta e kalova kufirin, ndoshta isha shumë miqësor ose shumë familjarë por prapë kërkoj falje” përfundoj Charles H Ellis III.

Përkundër që Ariana Grande u duk jo rahat kur ndodhi ngjarja, nuk ka dhënë asnjë koment. /Indeksonline/