17:46 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Pështyu tre herë në fotografinë e Jezusit, mjeku nga Izraeli largohet menjëherë nga puna

Një mjek i ambulancës izraelite është kapur nga kamerat duke pështyrë në një portret të Jezusit, ndërsa vizitonte një shtëpi të krishterë për të kryer një test Covid-19. Sipas mediave të huaja punëtori menjëherë është pushuar nga puna.

Mjeku është filmuar nga kamerat e një personi që ndodhej aty dhe në video shfaqet momenti teksa ai heqë rrobat mbrojtëse dhe pështynë tre herë në fotografi, më pas vë përsëri maskën dhe ngjitet në ashensor.

Ndërkohë, kur është pyetur sepse ka bërë këtë veprim ai ka thënë se figura ishte një formë idhujtarie e ndaluar në Biblën Hebratike.

 “Në Judaizëm ky është adhurim i huaj,”-ka thënë ai.

Por, shërbimi i ndihmës së shpejtë të Izraelit ka thënë se e dënon me forcë këtë veprim dhe e ka pushuar nga puna, sipas tyre ai nuk është i denjë për të përfaqësuar spitalin ky punonte.