16:53 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Pësoi lëndim ndaj Çekisë, kjo është situata e Nedim Bajramit

Nedim Bajrami qetëson stafin teknik dhe zëmrat e tifozëve kuqezi. Futbollisti i Sassuolos doli duke çaluar nga fusha në minutën e 67-të të sfidës me Çekinë, i zëvendësuar nga Ernest Muçi.

Përshtypjet e para nuk ishin fort të mira, pasi ekzistonte frika se mund të kishte dëmtim serioz, por nga ambienti i Kombëtares është mësuar se nuk ka asgjë serioze.

24-vjeçari ndoshta mund të lërë grumbullimin, për t’i dhënë kohë që të jetë në gjendjen më të mirë fizike para sfidës së radhës me klubin e tij, aq më tepër që takimi i radhës i kuqezinjve është thjesht një test miqësor me Bullgarinë. Ku do të kenë mundësinë e aktivizimit lojtarët që nuk janë aktivizuar ose kanë pasur pak minuta në këmbë në takimin me Çekinë.