13:51 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!

Portieri i Curacao, Eloy Room e realizoi një ëndërr të kamotshme mbrëmë.

Edhe pse i pësoi shtatë gola, prej tyre tri nga Lionel Messi, në humbjen 0:7 nga Argjentina, ai nuk e kishte problem këtë punë.

Kjo pasi Room pas lojës arriti ta siguronte fanellën e kampionit aktual botëror.

“Ëndrrat bëhen realitet”, ka shkruar ai pas lojës në rrjetet sociale, duke e publikuar fotografinë e fanellës së Messit.