75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pëson lëndim në ”termin”, klubi i Superligës së Kosovës përjashton futbollistin

Ferizaj nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët e skuadrës në fjalë, madje, edhe janë kritikuar nga trajneri, Afrim Tovërlani për paraqitjen e tyre të dobëta.

E sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta këtë sezon, tani Tovërlani ka bërë edhe një vendim të papritur, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Siç shkruan Olle, Tovërlani e ka përjashtuar Metor Mazrekajn nga skuadra e tij.

Por, pse? E gjithë kjo vjen pasi Mazrekaj pësoi lëndim në një ndeshje të futbollit të vogël.

Ai ishte paraqitur në një ndeshje të futbollit të vogël në një kampionat miqësor në Lipjan, ku edhe u lëndua.

E kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Tovërlani, i cili vendosi ta përjashtojë përforcimin e verës që lamë pas./IndeksOnline/