19:53 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tre mujori i fundit i Përfaqësueses kosovare në sytë e Afrim Tovërlanit

I ftuar në emisionin, ”90 Plus”, trajneri i Ferizajt, Afrim Tovërlani, mes të tjerash, ka komentuar edhe formën e Përfaqësueses kosovare.

Në dy ndeshjet e këtij muaji, Kosova arriti dy fitore, duke shënuar nëntë gola, dhe duke mos pësuar asnjë.

Përveç kësaj, Kosova u promovua edhe në Ligën C të Ligës së Kombeve, teksa Tovërlani e ka lavdëruar ndikimin e Bernard Challandes, transmeton IndeksOnline.

”Një tremujorësh fantastik për Kosovën, po shihet se i ka munguar një selektor me përvojë, duke mos mohuar angazhimin e Albert Bunjakut”.

”Por, ne kemi pasur nevojë për një selektor me përvojë, i cili ka marrë potencialin e çdo futbollisti, të cilin e ka ftuar”.

”Vërtetë ka qenë një moment i mirë ta shoh Kosovën duke fituar, 4-0 ndaj Azerbajxhanit, e cila ka qenë favorite në grupin tonë para se të fillonte gara”.

”Më herët, kemi pasur mungesë në ambientimin dhe akomodimin e lojtarëve në reparte të caktuara në fushën e lojës”.

”Prej këtyre ndeshjeve, vetëm dy kanë qenë paksa më të zbehta, në të tjerat kemi luajtur mirë dhe si skuadër. Sipas meje, dora e selektorit ka ndryshuar gjithçka”.

”Kapaciteti për të luajtur në Ligën C? Unë mendoj se edhe në eliminatoret e kaluar kemi mundur të humbim më lehtë, dhe jo me rezultate, 0-5 apo 0-6”.

”Pasi që edhe tani janë të njejtit futbollistë. Mundemi m’u përball me skuadrat e Ligës C sepse kemi marrë përvojën e duhur. Me të fortin, s’un e dinë sa je i fortë dhe kjo është gjë e mirë sepse do të kemi rivalë më të fortë”, u shpreh Tovërlani./IndeksOnline/