23:39 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Peter Crouch thyen rekord në Premierligë

Peter Crouch bëri një paraqitje rekorde të 143-të në Premierligë vetëm si zëvendësues, kundër Brightonit.

Futja në lojë e sulmuesit anglez në minutën e 73-të, theu rekordin e ish-sulmuesit të Newcastle Shola Ameobi, të vendosur mes viteve 2000-2015, shkruan IndeksOnline.

Ish-sulmuesi i Anglisë, tani 36-vjecar kohëve të fundit është vendosur si një futbollist i pankinës. Ai ka bërë 143 paraqitje duke hyrë nga stoli.

Kujtojmë se Crouch ka të zhvilluar 439 paraqitje në Premierligë me skuadra si: Stoke City, Tottenham, Portsmouth, Aston Villa dhe Southampton