20:04 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Peticion kundër gjyqtarit që kishte referuar ndeshjen Serbi – Shqipëri

Tifozët e Liverpoolit kanë bërë thirje që gjyqtari Martin Atkinson të mos i referoj më këtij klubi.

Përmes një peticioni drejtuar Federatës së Futbollit të Anglisë kërkohen 25,000 nënshkrime.

Deri tani janë mbledhur mbi 17,000 nënshkrime, transmeton Indeksonline.

“T’i ndalohet referimi Martin Atkinsonit si gjyqtar apo asistent. Ai qartë favorizon ekipet kundërshtare të Liverpoolit. Ndeshja në Old Trafford kundër Manchester United ishte shembulli ku shihet se si ai merr vendime kundër Liverpoolit. Edhe në ndeshjen kundër Aston Villës na vidhet goli i pastër i Roberto Firminos” shkruhet në peticion.

Ndeshjen e ardhshme Liverpool – Manchester City do ta gjykoj Michael Oliver. /Indeksonline/