22:31 / E Enjte, 10 Tetor 2019

Peticion kundër personit që fitoi çmimin ‘Nobel për Letërsi’ i cili është përkrahës i Millosheviqit

Gjatë ditës së sotshme u shpallën fituesit e çmimit ‘Nobel për Letërsi’. Njëri nga fituesit ishte Peter Hendke.

Ky i fundit njihet si person skandaloz. Kjo për shkak se ka përkrahur krimet e ‘Kasapit të Ballkanit’, Slobodan Millosheviq kundër shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

Dhënia e këtij çmimi për një person që ka përkrahur krimet monstruoze të Millosheviqit kudnër shqiptarëve ka ngritur kritika të shumta.

Në faqen ‘Change.org’ është bërë një peticion online kundër Peter Hendke.

Sipas përshkrimit, ky peticion po bëhet që të dërgohet një mesazh për Komitetit për Çmimin Nobel.

Peticioni për qëllim ka 5 mijë nënshkrime. Deri më tani kanë nënshkruar mbi 3500 persona. Nëse dëshironi të nënshkruani këtë peticion, e keni linkun e më poshtë./Indeksonline/

https://www.change.org/p/decent-human-beings-and-members-of-nobel-price-committee-revoke-nobel-price-for-literature-awarded-to-peter-handke?recruiter=759257500&utm_source=share_petition&utm_campaign=psf_combo_share_abi&utm_medium=whatsapp&utm_content=washarecopy_18329527_en-US%3Av3&recruited_by_id=72798fd0-81c1-11e7-a775-0d302a7831ec&share_bandit_exp=abi-18329527-en-US&share_bandit_var=v3&fbclid=IwAR3VhPVnLbzOBlovKlfDvz6FMGBo8h-KKjfmHdSY-5mi8PymrvS7pqJyUhI