11:31 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Peticion: Mbi 460 mijë nënshkrime për dënimin e Ramosit (Foto)

Sergio Ramos është duke u urryer nga shumë tifozë të futbollit. Mbrojtësi i Real Madridit kreu detyrën e tij në ndeshjen ndaj Liverpoolit, e vlefshme për finalen e Ligës së Kampionëve.

Ramos lëndoi lojtarin më të mirë të “The Reds”, Mohamed Salah në një përballje që as nuk u referua faull, shkruan IndeksOnline.

Salah u largua nga fusha me lot në sy dhe kjo preku mjera tifozë, të cilët kanë nisur një peticion për ta dënuar Ramosin.

Ata kërkojnë nga UEFA dhe FIFA që lojtari madrilen të mos merr pjesë në Kupën e Botës, që nis nga data 14 qershori.

Në peticionin e krijuar nga disa tifozë, janë arritur më shumë se 460 mijë nënshkrime, kurse objektiv është 500 mijë!

Salah pritet t’i nënshtrohet disa operacioneve për ta shikuar gjendjen e tij dhe se a do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi./IndeksOnline/