Politikani serb: Do ta ndalim zullumin e Vuçiqit në Kosovë
Politikani serb nga Kosova Sllavisha Petkoviq në një intervistë për “Tabloid” ka folur rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ndërhyrjes së presidentit serb Aleksandar Vuciq.
“Që nga ardhja në pushtet e SNS, shumë serb në Veri janë sulmuar. U janë gjuajtur bombat nëpër shtëpi, djegur veturat, është rrahur dekani dhe profesor tjerë. Dhe për fat të keq është dashtë të ndodhë vrasja e Oliver Ivanoviqit që serbet në Kosovë të thonë mjaft, dhe se më nuk do ta durojnë zullumin e SNS-së” thot Petkoviq.
Sipas Petkoviqit, në Veri të Kosovës është instalur një sistem kriminal, që si qëllim ka mbajtjen në frikë të serbëve. Një ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, Aleksandar Vuciq merr vendim që Ivanoviq të varroset në varrezat “Aleji” në Beograd. Sipas tij, Vuçiqi duhet të përgjigjet në pyetjet nëse ai dhe partia e tij qëllimisht kanë gënjyer apo Oliveri përnjëmend ishte tradhëtar.