15:55 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Petrit Mehmeti triumfon në Budapest, shpallet kampion evropian për “men’s physique”

Petrit Mehmeti ka arritur ta fitojë vendin e parë në garat ndërkombëtare të fitnesit dhe bodybuildingut, të mbajtura më 12 dhe 13 tetor, në Budapest të Hungarisë.

Në mesin e shumë garuesve nga vende të ndryshme të Evropës, madje disa edhe nga vende tjera të botës, Mehmeti ka zënë vendin e parë në kategorinë “Men’s physique .

Pas kësaj, ai arriti të marrë kupën e artë për gjithë kategorinë “Men’s physique”, duke u shpallur kështu kampion evropian i te gjitha kategorive në garën e mbajtur .

Ndryshe, Petrit Mehmeti është pjesë e ekipit të bodybuilderit të njohur kosovar, Egzon Hyseni, njëherit fitues i disa garave të fitnesit dhe bodybuildingut në nivel të vendit dhe atë ndërkombëtar. Mehmeti vlerson larte punën e trajnerit te tij ku thot se ka merta shumë të mëdha për fitoren e kampionatit .

Synimet e radhës janë kampionati mbarkombëtar në Kosovë si dhe garat botërore që do të mbahen më 5 nëntor në dubai .