16:52 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Petrit Zogaj i quan horra e kaubojë disa deputetë të Vetëvendosjes

Drejtori i Lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj ka reaguar pas hedhjes së gazit lotsjellës, tre herë sot në Kuvend, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Duke komentuar seancën për Demarkacionin, përmes një postimi në Facebook, Zogaj thotë se Albin Kurti nuk është horr, por magnet i tyre.

Kështu ai i ka quajtur horra e kaubojë dpuetetë e kësaj partie Fitore Pacollin, Xhelal Svecla e Liburn Aliun, transmeton Indeksonline.

“Albini nuk eshte horre, por ama eshte magnet per ta. I perdore e i keqperdore sipas situatave. I nderron ato/a kur fillojne qe te mos jene ne nivelin e detyres qe ai mendon se duhen te jene. I rikthen ato/a qe i kishte dikur. Pra, eshte ne kerkim konstant te horrave. Keshtu e ka ndertu logjiken e kundershtimit dhe e opozitarizmit me vite. Ketu s’po flas per votuesit e tij dhe LV-se, por per nje strukture njerezish afer tij. Shembull, se fundi ka zbulu kete horren Pacolli, sigurisht, kesaj te fundit i vijne ne mbeshtetje edhe kaubojet e horrat si Svecla e Aliu, te deshmuar qe shume kohe per nivelin e larte te horrellekut. E vetmja keqardhje ne kete mes eshte per bashkejetesen e Glauk Konjufcajt me kete nivel kolegesh qe ka”, ka shkruar Zogaj.