11:12 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Petroviq pyet çka po ndodh me Listën Serbe, kjo është përgjigja e Haradinajt

Udhëheqësi i Partisë së Pavarur Liberale Serbe ( SLS ), Sllobodan Petroviq e ka pyetur sot kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për fatin e Listës Serbe.

Haradinaj në fjalimin e tij në seancën e sotme plenare ka thënë se Lista Serbe ka vendosur të largohet nga Qeveria, raporton Indeksonline.

“Petorviq më pyeti për Listën Serbe, por Lista ka marr qëndrim të largimit nga Qeveria, mirëpo qëndrimi i  tyre është akoma i paqartë”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/