12:30 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Petroviq rrëfen për sulmin që iu bë në mëngjes dhe arsyen

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq është sulmuar sot në mëngjes afër një lokali në kryeqytet.

Petroviq ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka treguar se kush është personi që e sulmoi atë, raporton Indeksonline.

Ai thotë se sulmi iu bë pas disa deklaratave që dha në mëngjes gjatë një emisioni për ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

“Në mëngjes isha në programin e RTK-së, aty kam paraqit disa të dhëna për ish ministrin e Bujqësisë, Rikallon, pasi që personi që më sulmoi ishte këshilltar i Rikallos. Milan Kostiq është personi që më sulmoi”, ka thënë Petroviq.

Sipas tij, Kostiq ka kërcënuar njerëz të ndryshëm gjatë fushatës zgjedhore, derisa sulmin fizik që iu bë në mëngjes, e quajti jo të rastit.

“Ju kam ftu pasi unë si deputet dhe kryetar i partisë liberale të pavarur serbe, jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese. Ju e dini që muajve të fundit ,sidomos ditëve të fundit, është bërë një fushatë. Unë qe 15 vite e udhëheq një politik që është e njohur deri më tani për bashkëjetesën dhe tolerancën. Herën e kaluar i jam drejtuar me letër edhe presidentit të Serbisë, Vucic, i cili disa herë e ka përmendur punën time duke thënë të pavërteta. Në letrën e hapur që i kam drejtuar atij, i kam thënë se ku është sulm i hapur ndaj meje”, ka thënë ndër tjerash Petroviq.

Ai tha se ka lutur presidentin Vucic që të ndërpres cfarëdo deklarate për të dhe të verifikoj faktet, pasi po flet vetëm me burimet e shërbimeve që i ka.

“Me atë shpresë i kam argumentuar se të gjitha ato janë vetëm mashtrime. Pas asaj letre kryetari i Serbisë nuk është paraqitur apo dëgjuar më,  por ka pas veprime nga Lista Serbe, që janë udhëhequr nga drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Gjuriq dhe të gjitha janë të pavërteta.

Petroviq ka thënë se kërkoi nga presidenti serb që mos të veproj kështu, pasi e po e rrezikonte atë, familjen e tij dhe komunitetin serb në Kosovë.

“Policia besoj se ka dosjet e këtij personi. Para 1 ore u nisa të shkoj të pi një kafe dhe ai (Milan Kostiq) ishte me një person. Ai filloi të gjuaj fjalë, më ofendojë, më shau. U afrova te tavolina dhe i thash për çka është fjala. Me një shishe xhamit që kishte dhe e mori në duar dhe më tha se do ta thej kokën. Personi tjetër u ngrit në këmbë dhe dëshiroi të më sulmoj. Në atë rrëmujë kë ra telefoni në tokë. Ai më shau dhe më kërcënoj dhe unë e thirra Policinë dhe prita aty. Për fat Policia erdhi shumë shpejt ndërkohë derisa erdh policia ai thirri dikë në telefon dhe më kërcënoi. Më tha se ka thirr ne telefon zv.komadantin e policisë nga Lista Srpska.  Poashtu edhe Slavko Simiqin e thirri. Kur erdh policia mori deklaratën e tij dhe e shoqëruan në stacionin policor”, ka shtuar Petorviq. /Indeksonline/