17:50 / E Martë, 14 Janar 2020

Petroviq takon ambasadorin Kosnett

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale serbe Slobodan Petroviq dhe ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Dijana Ziviq u takuan sot me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett me të cilin diskutuan lidhur me situatën aktuale në Kosovë.

Gjatë takimit, Petroviq dhe Ziviq informuan diplomatin amerikan për problemet me të cilat përballet komuniteti serb, planet për punën e ardhshme të SLS, si dhe presionet me të cilat përballen anëtarët e kësaj partie edhe pas përfundimit të procesi zgjedhor të 6 tetorit nga ana e Listës Serbe.

Në fund të takimit, Petroviq shprehu vlerësimin e tij të madh për ambasadorin Kosnett për mbështetjen që ai i jep komunitetit serb në Kosovë dhe për angazhimin e tij të sinqertë dhe kujtoi se aspirata e SLS është që të vazhdojë të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Mos i humb