11:52 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Peugeot shpallet marka më e besueshme për konsumatorët

Në njëfarë befasie ta quajmë, duke pasur parasysh rezultatet e sondazheve të mëparshme, Peugeot është emëruar nga JD Power si marka më e besueshme e makinave për 2019.

JD Power është një agjenci jashtëzakonisht e rëndësishme amerikane për konsumatorët dhe studimet e saj të mëparshme të Besueshmërisë së Automjeteve kanë vendosur në përgjithësi markat japoneze në krye.

Studimi, i kryer në Britani të Madhe dhe tani në vitin e tij të pestë, mat numrin e problemeve të përjetuara në 100 automjete (PP100) shkruan IndeksOnline.

Ajo mat 177 simptoma të problemeve në tetë kategori: pjesa e jashtme e automjeteve; përvoja lëvizëse; tiparet / kontrollet / shfaqjet (FCD); audio / komunikim / argëtim / nagivim (ACEN); ulëset; ngrohja, ventilimi dhe klimatizimi (HVAC); pjesa brendshme e automjeteve, motori dhe marshi.

Për shifrat e vitit 2019, Peugeot doli në krye, me një vlerësim prej 77 PP100, 11 pikë të plota më shumë se Skoda.

Përtej befasisë së një marke të madhe franceze duke mundur prodhuesit japonezë kur është fjala për cilësinë, TOP 10 e bën të pakëndshëm lajmin për prodhuesit kryesorë të makinave gjermane. Mercedes, Audi dhe BMW kanë përfunduar në gjysmën e poshtme të tabelës, me BMW që në të vërtetë është edhe pas Fiat.

Des Cannon, drejtor menaxhues në Gowan Distributors, importuesi i Peugeot në Irlandë tha pëe The Irish Times: “Besueshmëria afatgjate dhe kënaqësia e klientit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në besnikërinë e markës; ato janë elemente thelbësore për të rritur çdo markë. Sondazhi i JD Poëer është një nga sondazhet më të respektuara në industri. Peugeot është e angazhuar në ndërtimin e automjeteve me cilësi të pakompromis dhe është e mrekullueshme të shohësh klientë të lumtur dhe të kënaqur.” /IndeksOnline/