15:10 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pezullohet greva e kirurgëve dhe mjekëve të tjerë në QKUK

Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në QKUK, sot kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë.

Sipas këtij njoftimi, ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me  Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë  së Kosovës,  dr. Rrustem Musa, zëvendës Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe dr. Basri Sejdiu, Ud. drejtor  i përgjithshëm SHSKUK.

Në takim  është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave  që do të ndodhë me Ligjin e ri të Pagave, pas rishikimit të buxhetit./Indeksonline/