17:38 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pezullohet greva e minatorëve të Trepçës

Minatorët e Trepcës kanë pezulluar grevën e përgjithshme të cilën e kanë filluar ditë më parë.

Kjo është arritur fal një marrëveshje mes Qeverisë dhe minatorëve.

Detaje për këtë marrëveshje do të bëhen të ditura në një konferencë për media e cila do të mbahet pas gjysmë ore në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Në konferencë do të flasin ministri, Valdrin Lluka dhe kryetari i Këshillit Grevist, Shyqeri Sadiku.