14:57 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pezullohet kampionati i futbollit në Mal të Zi

Është bërë publike vendimi për pezullimin e kampionatit të futbollit në Mali të Zi.

Federata e Futbollit malazeze ka marrë këtë vendim sot duke shtyer të gjitha ndeshjet e futbollit për një date të pacaktuar.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Vijetesi” se ndeshjet të cilat janë paraparë të zhvilloheshin gjatë ditës së diele nuk do të luhen dhe se një vendim i ri do të qartësoj rrjedhen e kampionatit.

Kujtojmë që një lojtar i Buduqnostit ka rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërkohë lojtarët e tjerë janë duke i pritur rezultatet.