22:54 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Pfizer do t’i dorëzojë 200 milionë doza vaksinash anticovid SHBA-së

Vaksina ‘Pfizer” pritet të dorëzojë 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në fund të muajit majit.

Kompania fillimisht kishte planifikuar të dorëzonte 200 milionë doza deri më 31 korrik, por CEO i Pfizer, Albert Bourla tha javën e kaluar se priste që prodhimi i kompanisë të ishte para afatit për dy muaj, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

“Në SHBA ne kishim premtuar të siguronim 100 milionë doza deri në fund të tremujorit të parë dhe do të jemi në gjendje të sigurojmë 120 tani. E njëjta gjë është me tremujorin e dytë. Ne po planifikonim t’i siguronim ato deri në 200 milionë doza deri në fund të tremujorit të dytë, në të vërtetë fillimin e tretë. Tani për tani, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë 200 milion doza dy muaj më parë”, kishte thënë Bourla.

Administrata e presidentit të ShBA-ve, Joe Biden gjithashtu ka njoftuar se do të blejë 100 milionë doza shtesë nga kompania.

Që nga 31 janari, Pfizer thotë se ka furnizuar SHBA-të me 20 milionë doza.

Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, janë administruar 17,364,398 doza të vaksinës Pfizer./CNN/Indeksonline