15:54 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Photoshop”-i bën mrekulli, Enca po duket “pehri”

Enca Haxhia dëshiron që me çdo kusht të jetë në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja e famshme nga Shqipëria, nëse jo me projekte muzikore, këtë patjetër e bën me fotografi të ndryshme që hedhë në rrjetet sociale ku ajo është mjaft e ndjekur, shkruan Indeksonliene.

Enca dëshiron që përherë të duket bukur, me stil dhe seksi, por jo gjithmonë e arrin këtë, madje shumë rrallë.

Një tentim të fundit e pati me imazhet që ka postuar kësaj radhe në Instagram, ku ajo u shfaq me një fustan të ngushtë për trupi, flokë dhe grimë të rregulluar.

Mirëpo ajo që bije në sy është përdorimi i tepruar i ‘photoshop’-it, gjë kjo e zakontë për këngëtaren.

Aq e kuruar dhe atraktive sa dukej Enca në fotografi dallon shumë nga realiteti, prandaj nga ‘qielli’ vërehej ndërhyrja në imazhet ‘bombastike’ të Encës.

Ndërkohë, Enca bën mirë të tentoj të duket sa më reale, fundja gjeneratat e reja mund edhe ta kenë inspirim./Indeksonline/