75 Mall Live Search
20:15 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Pi një grusht hapa, 26 vjeçarja nga Shqipëria tenton të vetëvritet

Në qytetin e Kurbinit ka ndodhur një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Një 26-vjeçare me inicialet E.D ka tentuar t’i japë fund jetës me mbidozë paracetamoli.

Nuk janë mësuar motivet që e kanë shtyrë të renë të ndërmarrë këtë vendim që mund të rezultonte fatal për jetën e saj.

Gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende me dije.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.03.2018, është paraqitur në spital shtetësia E.D, vjeç 26, banuese në Kurbin, e cila në banesë, ka konsumuar mbidozë paracetamoli. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.