14:23 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Pi sikur kreu i një karteli droge, vjen birra “El Chapo”

Nëse jua ka shkuar mendja për një birrë të ftohtë, pini një “El Chapo”. Ky është mesazhi i Alejandrina Guzman, kompania e së cilës prezantoi një birrë, dedikuar babait të saj famëkeq dhe të burgosur, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Birra është pjesë e brandit “El Chapo 701”, i cili tashmë ka hedhur në treg linjën e tij të rrobave dhe e ka marrë emrin nga renditja në vendin e 701 që i bëri “Forbes” narkotrafikantit të njohur në listën e personave më të pasur në vitin 2009. Në atë kohë pasuria e “El Chapo”-s vlerësohej mbi 1 miliard dollarë.

“Kjo është një birrë artizanale me 4% alkool. Është një përbërje malti, orizi dhe mjalti, kështu që është shumë mirë”, shprehet, Adriana Ituarte përgjegjëse për shitjet.

Një shishe birrë “El Chapo” tashmë mund ta gjeni në çdo bar dhe kushton 3.7 dollarë.