08:33 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Piateku refuzon ofertat e Crystal Palaces dhe Genoas, e kërkon skuadra madrilene

Krzysztof Piatek ka refuzuar ofertat e Crystal Palaces dhe Genoas, pasi që dëshiron të transferohet të një skuadër më e madhe.

Pas rikthimit të Ibrahimoviqit në “San Siro”, polaku nuk do të ketë shumë hapsirë dhe dëshiron largimin sa më parë.

Atletico Madridi është një nga skuadrat e interesuara për të pas lëndimit të Diego Costa.

Përveç Piatekut, Atletico-ja ka shenjëstruar edhe sulmuesin italian Andrea Belloti. /IndeksOnline/