10:12 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pija magjike që ul presionin e gjakut

Sot do ta prezantojmë recetën e pijes së përbërë me limon, hudhër dhe xhinxhër, që ndihmon në zhbllokimin e arterieve, si dhe uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Hudhra njihet si burim i vetive të forta antivirale, antiseptike dhe antibakteriale. Ajo është e pasur me fibra, mangan, vitaminë B6 dhe vitamina C.

Në anën tjetër, xhinxhëri është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që lehtësojnë problemet e tretjes, zvogëlojnë dhimbjen, pastrojnë arteriet dhe nxisin sistemin imunitar.

Limoni, ndërkohë, balancon nivelet e pH-së, funksionon si detoksikues për trupin tuaj, si dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

Receta e përgatitjes së pijes:

Përbërësit:

2l ujë,

4 limona,

4 cm rrënjë xhinxhër,

4 thelpinj hudhër.

Përgatitja:

Limonin, xhinxhër dhe hudhrën i lani dhe i prisni në feta të holla.

Që të gjithë përbërësit më pas i fusni në blender, për të arritur një përzierje homogjene.

Hidheni lëngun e fituar në një enë me ujë dhe lëreni enën në shporet elektrik në nxehtësi mesatare.

Pas pak minutash, largojeni atë nga ngrohësi elektrik dhe lëreni të ftohet.

Sapo të ftohet, vendoseni në frigorifer. Konsumoni një gotë nga kjo në mëngjes dhe para gjumit.

Falë saj, shëndeti i arterieve do të përmirësohet dukshëm, si dhe shtypja e gjakut do të stabilizohet në kohë rekord.