12:08 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pijet energjike ju rrezikojnë pesë herë më shumë nga sulmi në zemër

Duke pasur një ditë të ngarkuar me punë dhe të jetës familjare, Mark Horsman çdo ditë pinte tetë gota me kafe dhe tri kuti të pijeve energjike për të mbajtur atë më të freskët.

Për tre vjet, menaxheri i ndërtimit nga Brighton nuk mendoi në lidhje me efektet anësore që mund t’i kishte.

Një ditët kur ishte duke pirë pije energjike ai kishte një sulm në zemër.
Mark, 52 vjeç, mendonte se po vdiste.

“Ishte absolutisht e tmerrshme”, thotë ai.

“Zemra ime po rrihte shumë shpejt, atëherë e ndjeva se diçka nuk shkonte siç duhet”.

Doktorët më vonë i shpjeguan se po përjetonte një rrahje zemre ekstra, ose ektopike- dhe kjo ishte rezultat i zakonit të tij për përdorimin e tepër të kafeinës dhe të pijeve energjike.

Marku mendohet të jetë një nga shumë njerëz, gjenetika e të cili i bën ata më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës.

Ekspertët paralajmërojnë se pijet e energjisë me kafeinë mund të nxisin një rritje rekord në diagnozat e rrahjeve të parregullta të zemrës, një nga varësit më të mëdhenj.

Vetëm një pije energjetike në ditë mund të shkaktojë arrhythmia, një ritëm jonormal i zemrës që rrit rrezikun e goditjes pesë herë./Indeksonline/