15:35 / E Enjte, 14 Janar 2021 / C E

Piloti i Formula 1 del pozitiv me Covid-19

Ferrari ka njoftuar se piloti i tyre, Charles Leclerc, ka dalë pozitiv me Covid-19.

Leclercu ka bërë teste vazhdimisht dhe i fundit ka rezultuar pozitiv, shkruan Indeksonline.

Piloti i Ferrarit ka simptoma të lehta dhe tani do të izolohet në shtëpinë e tij në Monako. /IndeksOnline/