13:32 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pilotja gjermane aksidentohet gjatë garës, nesër i nënshtrohet një operacioni

Pilotja e Formula 3, Sophia Florsch ka pësuar frakturë në shpinën e saj gjatë një aksidenti në ”Macau Grand Prix” në Kinë.

17-vjeçarja gjermane e humbi kontrollin e saj duke e drejtuar automjetin e saj duke u aksidentuar.

Në një njoftim nga skuadra e saj, Van Amersfoort Racing, thuhet se Florsch është në gjendje stabile, transmeton IndeksOnline.

”Jam mirë, por nesër në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni”, shkroi Florsch në rrjetet sociale.

”Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Të rejat nga gjendja ime vijnë së shpejti”.

Në këtë aksident, e lënduar mbeti edhe pilotja japoneze, Sho Tsuboi./IndeksOnline/

Temat: