08:08 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Schumacher fiton titullin evropian në Formula 3

Mick Schumacher, djali i shtatë herë kampionit të Formula 1, Michael, e ka fituar titullin evropian në Formula 1.

19-vjeçari përfundoi i dyti në garën e dytë të sezonit në Hoffenheim të Gjermani për ta marrë primatin në ranglistë.

Piloti i Prema, Schumacher i ka fituar tetë gara këtë sezon dhe ka një avantazh prej 49 pikësh para raundit final, transmeton IndeksOnline.

”Jam absolutisht i kënaqur”, tha piloti i ri gjerman”.

”Çfarë kjo skuadër ka arritur në vitin e fundit është e pabesueshme”.

Me këtë avantazh, pra, Mick e ka siguruar titullin, teksa në sezonin e kaluar në debutim në F3, u renditë në vendin e 12-të në ranglistë./IndeksOnline/