10:26 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

“Pimë gjak çdo mëngjes”, Granit Xhaka me një deklaratë interesante para finales

Leverkusen janë gati për tripletën. Bayer Leverkuseni luan sot në finalen e Europa Leagu kundër Atalanta Bergamo me fillim nga ora 21:00.

Granit Xhaka, futbollisti shqiptar i ekipit gjerman duket shumë i motivuar para ndeshjes së sotme finale të kompeticionit europian, shkruan Indeksonline

Ai poashtu ironizoi në konferencën për shtyp, ku tregoi edhe çelësin e suksesit të Leverkusenit këtë vit.

“Finalet janë për t’u fituar”, tha kreu i ekipit Granit Xhaka me një zë të fortë dhe duke qeshur shpjegoi sekretin e supozuar të suksesit të Bayer: “Ne pimë gjak çdo mëngjes.”./Indeksonline/