20:34 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Pinar Karsiyaka mposhtë pa problem Prishtinën

Skuadra turke Pinar Karsiyaka, me lehtësi e mposhti Prishtinën me rezultat 107-85, në ndeshjen e luajtur në kuadër të FIBA Europe Cupit.

 Karsiyaka që nga fillimi i ndeshjes nuk e lëshoi epërsinë, derisa për skuadrën turke kjo ishte ndeshja e 200-të në histori të klubit në garat evropiane.

 Sek Henry me 22 pikë e 11 asistime ishte më i dalluari në ndeshje, derisa me double-double prej 21 pikëve e 12 kërcimeve luajti edhe Assem Marei. Te Prishtina u veçuan Kyan Anderson me 26 pikë, Khalid Boukichou me 22 pikë dhe Dardan Berisha me 16 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

 Kjo ishte fitorja e dytë e Karsiyakas në ndeshjen e tretë në Grupin I, derisa për Prishtinën kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshje të zhvilluara. Prishtina ndeshjen e radhës do ta luaj kundër liderit të grupit s.Oliver Würzburg më 23 janar në ora 19:00.