16:34 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pinterest zgjedh disa nga idetë më të mira për dukjen tuaj në ‘Halloween’

Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek Festa e Halloween. Sigurisht se me afrimin e saj nis edhe mendimi se çfarë të krijohet në fytyrën e gjithë secilit, duke mos lënë anash edhe veshjet.

Për ta bërë zgjedhjen më të lehtë, ueb-faqja e njohur ‘Pinterest’ ka publikuar shumë ide se si mund të dukeni për këtë festë, transmeton Indeksonline.

Përveç ideve tradicionale dhe unike të konstumeve, me kunjat e kafshëve, lista e 2018 nga Pinterest gjithashtu zbuloi pamjen më të kërkuar të bukurisë për Halloween.

Ata kanë zgjedhur krijimin e ‘The Nightmare Before Christma’ ,duke shtuar se kërkimet për pamjen e frymëzuar të kukullave nga filmi i Tim Burton janë rritur në 91% këtë vit-pavarësisht se filmi është publikuar në vitin 1993./Indeksonline/