08:24 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pioli: Fituam me meritë, Piateku po bën shumë punë

Pas suksesit 3-2 ndaj Bolonjas, që ka ndjekur atë me Parma, Milani duket se ngadalë ngadalë po shërohet nga “sëmundja” që e kapi këtë fillim sezoni, për të mos shënuar shumë dhe për të gabuar jashtë mase.

Golat e Piatekut, Theo Hernandezit dhe Bonaventuras ishin decizivë, edhe pse dy gola të pësuar nuk janë sinjal i mirë.

Stefano Pioli, trajneri kuqezi foli pas ndeshjes: “Përveç cilësive teknike duhet edhe sakricë të fitosh në ditët e sotme. Nuk është as fat dhe as rastësi. Kemi bërë paraqitje të mira, vetëm me Romën hasëm vështirësi“.

Më pas, elozhe për Piatekun: “Ishte pikë referimi dhe ka bërë një punë të shkëlqyer për ekipin. Mendoj se pas kësaj ndeshjeje kam besim. Theo? Besoj se ka këmbë të edukuara dhe fizik që i jep mundësi të shkatërrojë një ndeshje futbolli, sidomos kur ka hapësira. Por, edhe Suso bëri një pasim të artë. Kemi lojtarë që dinë të luajnë