13:55 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

Pioli publikon listën kundër Romës: Mungojnë Donnarumma e Rebiq-i, rikthehet Calhanoglu

Pioli ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e mbrëmjes kundër Romës në kuadër të Series A.

Trajneri i Milanit nuk do të mund të llogarisë në portierin Gianluigi Donnarumma dhe Hauge, që kanë dalë pozitivë si edhe Ante Rebiqin, që ende nuk është kthyer nga lëndimi.

Lajmi i mirë për Piolin është se në listë e ka përfshirë Hakan Calhanoglun, që ishte në dyshim pas një lëndimi në këmbë. /IndeksOnline/