07:19 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

PIPS publikon raportin për politikën e jashtme të Kosovës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), sot do të publikojë raportin “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”.

Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Pas prezantimit të raportit, tryeza ka për qëllim të nxisë diskutim të hapur dhe konstruktiv me përfaqësues të institucioneve, si dhe, pjesëtarë të shoqërisë civile mbi politikën e jashtme të Kosovës në raport me objektivat për periudhën e ardhshme, e cila pritet të jetë një periudhë shumë e rëndësishme dhe vendimtare.

Në këtë prezantim do të jenë pjesëmarrës Fitim Gllareva, Ministria e Punëve të Jashtme, Florian Qehaja, Drejtor Ekzekutiv i QKSS, Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv i European Policy Institute Kosovo (EPIK) dhe Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv i Balkans Policy Research Group (BPRG).