19:04 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. A

Pique fillon stërvitjet pas dy muajsh, “Dhurata më e mirë për ditëlindje”

Gerard Pique është rikthyer përsëri në stërvitje te Barcelona. 

Qendërmbrojtësi spanjoll mbushi 34 vjeç sot dhe pati një koment interesant rreth ditëlindjes. “Dhurata më e mirë, jam kthyer”, ka shkurar Pique në Tëitter.

Në videon që përfshiu mund ta shihni atë duke punuar, duke bërë ushtrime me top etj.

Pique u dëmtua më 21 nëntor kundër Atletico Madrid në Wanda Metropolitano. 

Pas një përplasjeje me Angel Correa, Pique lëndoi gjurin e djathtë.

/Indeksonline/