Pique: Ndihem më i ri me Clara Chian

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, dhe Clara Chia Marti nuk e fshehin më romancën e tyre nga kamerat, edhe pse ylli katalanas vazhdon të luftojë për kujdestarinë e fëmijëve të tij me Shakiran.
Pique dhe partnerja e tij e re e shijuan udhëtimin në Paris ditëve të fundit.
Pas kthimit në Spanjë, Pique u ka thënë një koment miqve të tij, duke krahasuar marrëdhënien që kishte me Shakiran me atë që ka tani me Clara Chian.
Sipas ”Caras”Lojtari u ka thënë miqve se “ndihet më i ri”, duke u mburrur me diferencën në moshë mes të dashurës së re dhe ish-it të tij.
Pique dhe Clara Chia u fotografuan duke shkëmbyer puthje në një restorant në kryeqytetin francez. Thuhet se restoranti ishte vendi i preferuar i ngrënies nga Shakira.
