11:22 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / Andronika

Pique reagon ndaj deklaratave të Shakirës për ndarjen e tyre

Deklaratat e fundit të Shakira -s për divorcin e saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e kanë shqetësuar qartë spanjollin teksa ai ka folur në lidhje me situatën.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dashur t’u japë shikueshmëri problemeve të brendshme dhe familjare, po ndodh e kundërta dhe situata delikate mes lojtarit dhe këngëtares po ekspozohet gjithnjë e më shumë për publikun.

Në “momentin më të errët të jetës së saj” Shakira ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën ELLE në të cilën ka folur se si po e përballon ndarjen e saj të diskutueshme nga Pique.

Sipas La Vanguardia, intervistën e saj nuk e ka marë aspak mirë futbollisti, i cili është mërzitur me ish-partneren e tij.

Gjatë gjithë intervistës, krahas diskutimit për çështjet për fëmijët e tyre, Shakira përmend në mënyrë të veçantë ngacmimet e shtypit në Barcelonë, duke ndikuar në dëshirën e saj për t’u transferuar në Miami.

Pique konsideron se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës.

“Mund të them vetëm se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time”, tha ajo për ELLE.

“Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja”.

“Unë e vura karrierën time në prapavijë dhe erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një akt dashurie”.

Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam këtë lidhje të pabesueshme me ta, e cila është e pathyeshme dhe që na mbështet.

Pique është mërzitur nga deklaratat dhe beson se ajo ka për qëllim të viktimizojë situatën.

“Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë, ai gjithmonë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij, por edhe me kujdesin për familjen e tij”, tha ajo.

“I çon fëmijët në shkollë, në aktivitete jashtëshkollore, në udhëtime dhe e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon”, thonë të afërmit e tij.

Mësohet se futbollisti është tërbuar që kolumbianja e përkufizon veten si ajo që merr kohë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e saj me qëllim që të “bëhet shembull” për ta.