15:38 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pirja e duhanit në Kuvend, Osmani kërkesë të veçantë për Zemajn

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i është drejtuar me letër ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt për problemin e duhanit në sallën e Kuvendit.

Ajo ka kërkuar që Inspektorati ta mbikëqyrë zbatueshmërinë e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kuvend.

Osmani dje ka adresuar problemin e pirjes së duhanit nga deputetët në objektin e Kuvendit.

“Po vërehet tymi në sallën plenare që po vjen nga salla prapa. Jeni duke e shkelur Ligjin për Duhanin. E ftoj publikisht Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të monitorojë këtë shkelje dhe t’i shqiptojë dënimet e merituara për të gjithë që po e shkelin këtë ligj brenda ndërtesës së Kuvendit”, tha ajo në seancë.

Letra e plotë: