18:31 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pirja e kanabisit në adoleshencë lidhet me çrregullime mendore në jetën e mëvonshme

Pirja e kanabisit në vitet e adoleshencës ngre rrezikun e depresionit dhe çon në vetëvrasje në jetën e mëvonshme, ka gjetur një studim i ri.

Hulumtuesit nga SHBA dhe Britania e Madh ka zbuluar se droga mund të dëmtojë trurin e të rinjëve deri në masën që shkakton çrregullime të shëndetit mendor më vonë në jetë.

Në hulumtimet më të mëdha të këtij lloji, ekspertët nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti McGill vlerësuan se më shumë se gjysmë milioni të rritur në Britaninë e Madhe dhe SHBA mund të shpëtoheshin nga crregullimet e shëndetit mendor duke shmangur kanabisin si adoleshent.

Ekipet tani kanë paralajmëruar se kanabis, ligjor në disa shtete amerikane dhe që përdoret nga miliona të rinj është një rrezik i rëndësishëm për shëndetin publik me ‘pasoja shkatërruese’. Ata kanë kërkuar urgjentisht që zyrtarët të bëjnë trajtimin e përdorimit të drogës një prioritet./Indeksonline/