22:11 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pirlo do të kthehet në fushë, merr ofertë nga kjo skuadër

Andrea Pirlo mund të rikthehet në fushë! 39-vjeçari ka marrë një ofertë nga Australia, ku Avondale FC, një klub gjysmë profesionist, ka kërkuar ndihmë për disa ndeshje kyçe.

Sipas “Fox Sports Australia”, Avondale ka kontaktuar tashmë ish-lojtarin e Juventusit dhe i ka propozuar një marrëveshje vetëm për disa ndeshje që mund të jenë me rëndësi thelbësore për pjesën tjetër të sezonit. Më 19 shtator, do të jetë sfida e parë, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Sidneit. Ky propozim duket se ka marrë pëlqimin e lojtarit, i cili thuhet se po e mendon seriozisht zhvendosjen në vendin e kangurëve.

Megjithatë, Pirlo, nuk është lojtari i parë që është thirrur për disa ndeshje të veçanta nga ekipet australiane. Më herët, në vitin 2015, ka qenë Kostas Katsouranis që u thirr nga  Heidelberg United për të luajtur në ndeshjen kundër Melbourne për Kupë. Gjithashtu, edhe Arda Turan, por Hume City nuk mundi të sillte turkun në Australi për arsye burokratike.

Temat: