15:49 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Pirlo: Do të përpiqemi të fitojmë ndaj Interit

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Juventusit dhe Interit, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Serie A.

Juventusi nesër do të jetë mysafir i Interi, ku do ta shohim një përballje të zjarrtë, shkruan indeksOnline

Por, Prilo nuk ka frikë fare nga skudra e Interit, thotë se shkojnë për fitore.

“Nesër pres një Inter agresiv, i cili do të dëshirojë t’i japë ritëm lojës. Por ne jemi Juventusi dhe duam të shkojmë në Milano për të luajtur ndeshjen tonë. Do të përpiqemi të fitojmë, por nuk është thelbësore për kampionatin. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Interit, por ne luajmë kartat tona” – u shpreh Pirlo.

Momentalisht, Interi gjendet në vendin e dytë me 37 pikë, kurse Juventusi gjendet në vendin e katërt me 33 pikë.